Edhe artistët që jetojnë e veprojnë në diasporë po bashkëpunojnë me artistë nga atdheu dhe sukseset po shihen dita ditës. Kështu edhe mbrëmë, këtij suksesi iu shtua edhe një film që është punuar. Për më shumë na informon, z.Florim Useini, atdhetar e bëmirësi njohur i cili ndër të tjera shkruan:
„Dje, pata kënaqësinë të marr pjesë në premierën e filmit “Trouble Shooters”, me protagonistët kryesorë Blerim Destani – djali i mikut tim filantropit Lazim Destani dhe Noizy – Rigels Rajku e cila u organizua në Spreitenbach. Ky event ishte një moment i veçantë, duke pasur mundësinë të shijoja një film në gjuhën shqipe në një nga kinematë prestigjioze të Zvicrës.
Përgëzoj gjithë ekipin e filmit për këtë arritje dhe për promovimin e artit dhe kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Një përvojë vërtet frymëzuese, e në veçanti kur pashë që pjesë e filmit ishte edhe aktori më i dashur dhe miku im Fatmir Spahiu Bufi“. Dëshmi e qartë, se duhet të bashkëpunojmë për të pasur suksese!
helveticALforum.ch