Siç ka mësuar helveticALforum, Kryetarja e Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija”, znjsh. Gentiana Lleshdedaj, ka takuar z. Ali Ahmeti, Komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherit njërin ndër themeluesit e UÇK-së, i cili ishte për një vizitë zyrtare në Zagreb, më 26 nëntor 2024.
Gjatë takimit, kryetarja Lleshdedaj e njoftoj z. Ahmeti me punën dhe veprimtarinë e Shkendijës, shoqatës më të vjetër shqiptare në Kroaci, e cila me dekada po kontribuon në ruajtjen dhe promovimin e kulturës, traditës dhe identitetit shqiptar. Ahmeti shprehu respekt të madh për punën e deritanishme të shoqatës dhe përgëzoi përzemërsisht dhe uroi për punë të suksesshme në të ardhmen, duke i dhënë mbështetje të plotë Shkendijës në aktivitetet e mëtutjeshme.
Ky takim është një konfirmim i rëndësisë së unitetit dhe bashkëpunimit të organizatave shqiptare në Kroaci dhe rajon, si dhe një zotim për të vazhduar punën dhe zhvillimin e suksesshëm të komunitetit shqiptar. Pas disa ditëve që qëndroi në Zvicër, z. Ahmeti shkoi në Kroaci dhe atje takoi edhe shumë veprimtarë të tjerë për nder të 28 nëntorit ditës së flamurit dhe 112 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
helveticALforum.ch