Nga Majlinda SULEJMANI
Gjilani ynë meriton më shumë! Në këto ditë zgjedhjesh, shohim shumë personalitete që aktivizohen, por le të mos harrojmë: edhe pas zgjedhjeve, jemi gjithmonë në prag të zgjedhjeve të ardhshme!
Sot, u trishtova kur pashë buxhetin e ndarë për investimet në vitin 2025 për komunën tonë në Gjilan. Është një shumë tejet e ulët krahasuar me qytetet e tjera që kanë sipërfaqe dhe popullsi të ngjashme. Ky është një tregues i qartë se askush nuk interesohet seriozisht për zhvillimin e qytetit tonë.
Nëse nuk do të isha duke jetuar në Zvicër, padyshim që do të kandidoja për kryetare të Gjilanit. Deri tani, nuk kam parë askënd që ta menaxhojë Gjilanin me një vizion dhe përkushtim të vërtetë, siç e meriton ky qytet.
Gjilani nuk është thjesht një pikë në hartë, është një komunitet me potencial të madh, por që mbetet i papërkrahur dhe i harruar. Kjo është një thirrje për ndërgjegjësim, sepse ne, si qytetarë të Gjilanit, e meritojmë shumë më tepër se kaq.
Gjilani meriton drejtues që punojnë për të mirën e popullatës, jo për interesa personale.
Mjerrim është kur pasiguria dhe mungesa e investimeve bëhen normë. Por, ky realitet mund të ndryshojë vetëm nëse ne ngremë zërin dhe kërkojmë ndryshim!
helveticALforum.ch