Sipas burimeve të para, që ka siguruar helveticALforum, Ish Kryetari i LAPSH në Zvicër, z.Nexhat Maloku, mori pjesë në një seminar shumë të rëndësishëm edhe ate me ftesë nga Drejtoria e Arsimit e kantonit të Cyrihut, pra dje më 22.11.2024 ( e premte), dhe kishin organizuar një seminar me mësuesit e rinj të cilët kanë filluar këtë vit shkollor të japin mësim në gjuhë të ndryshme.
Në kuadër të këtij seminari z.Maloku udhëhoqi një punëtori që kishte të bënte me të drejtat dhe përgjegjësitë e mësimdhënësve të gjuhës dhe kulturës amtare (HSK) në shkollat e kantonit të Cyrihut.
Këtë vit shkollor, mësimin plotësues në 32 gjuhë të cilat janë të njohura nga Drejtoria e Arsimit (ndër to edhe gjuha shqipe që nga viti 1994) e ndjekin rreth 10500 nxënës/e.
Mësimi plotësues në gjuhën dhe kulturën amtare i zgjeron njohuritë gjuhësore dhe ndikon pozitivisht në mësimin e gjuhëve të tjera. Gjithashtu mësimi në gjuhën dhe kulturën amtare e forcon identitetin e të rinjve dhe ndikon në integrimin pozitiv të tyre si në Zvicër e poashtu edhe në Atdhe.
Në kantonin e Cyrihut mësimi plotësues ka një traditë rreth njëqindvjeçare. Për dallim nga më herët, kur ky mësim kishte për qëllim përkrahjen e nxënësve në gjuhën e tyre amtare për tu kthyer pastaj në vendin e prejardhjes, tani ka për qëllim përkrahjen e nxënësve, të cilët jetojnë këtu dhe gjuhën gjermane nuk e kanë gjuhë amtare si dhe përkrahjen për integrimin e tyre sa më të mirë në shoqëri.
Z.Maloku edhe njëherë, me rastin e festave tona kombëtare të Nëntorit, duke e uruar çdo shqiptarë kudo që gjendet, iu drejtua edhe me një lutje vëllazërore, që ti dërgojnë fëmijët e tyre në Shkollën Plotësuese Shqipe „Naim Frashëri“.
heveticALforum.ch