Sapo mësuam, se z.Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore, paska takuar njërin nga veprimtarët e zëshëm me vepra për të mirën e kombit, që jeton dhe vepron në Stamboll, z.Kamil Bitis.
Ai ndër të tjera për këtë takim tha:
„Sot isha shumë i nderuar, të takoj për çaj në Stamboll, njërin ndër aktivistët më të mëdhenj në Turqi që njoh, si që është Qemal Bytyçi ( Kamil Bitiş ). Ka qenë udhëheqësi i parë i Qendrës Kulturore të Kosovës në Turqi me qendër në Stamboll, në detyrë si U.d. Drejtor dhe Koordinator.
Gjithashtu u nderova që pranova librin e z.Bytyçit me titull: “Shqiptarët e harruar në Turqi”.
Padyshim, që biseduam shumë për aktivitetin e shqiptarve dhe sfidat që hasim sot ne si aktivist.
Miqësisht me shumë respekt ju përshëndesim nga Stambolli-Turqi“. Z.Useini, pasi kishte disa takime pune në Kosovë dhe Maqedoni ai për disa ditë ishte edhe në Turqi, padyshim, se do t`na njoftoj edhe për një takim tjetër shumë me pesh që e ka pasur sot pas dite në Stamboll të Turqisë.
Mësuam gjthashtu, se z.Useini nesër pritet të kthehet në Maqedoni përsëri për disa projekte dhe brenda javës së ardhshme do të jetë në Zvicër.
helveticALforum