Sot, nxënësit tanë festojnë me krenari Ditën e Flamurit, simbolin e unitetit dhe lirisë sonë kombëtare. 28 Nëntori është dita kur zemrat shqiptare rrahin më fort, duke kujtuar sakrificat e të parëve tanë për një Shqipëri të lirë dhe të pavarur.
Me këtë foto të mrekullueshme të brezit të ri, që mbart me vete shpresën dhe krenarinë shqiptare, ne urojmë: Gëzuar Festën e Pavarësisë! Le të punojmë së bashku për një të ardhme të ndritur për vendin tonë!”.
Me nderime
Lindita Osmani – Durmishi
Kryetare e LAPSH për Ticino
(Në foto Mësuesja Elvira Imeri me nxënës)