Për një vit me qindra takime, punë e shumë përkushtim. Një vit për shtatë ditë në mesin e mërgimtarëve tanë. Orë e pas ore. Në mëngjes del nga shtëpia dhe në mbrëmje kthehet dikur vonë. “Kur dëshira dhe aftësia punojnë së bashku, atëherë pritet një kryevepër” (John Ruskin)
E kryeveprat shihen te z.Berisha.
Diplomati i shërben jo këtij dhe atij shërbimi, por atdheut të vet. E Vigani i shërbeu me përgjegjësi për të mirën e mërgimtarëve. Për çdo ditë takime e takime në Konsullatë të Kosovës në Cyrih. „Kjo është shtëpia e mërgimtarëve tanë, sepse keni kontribuar shumë për të mirën e Kosovës e çështjes shqiptare“, gjithmonë e thotë z.Berisha. Modest, fjalë pak i sjellshëm me plot karakter. Në mesin e atdhetarëve të të gjitha partive politike, të të gjitha vendeve shqiptare.
Në xhami për Bajram në kishë për Krishtlindje e Pashkë. Në mesin e afaristëve, në mesin e shkollës plotësuese shqipe „Naim Frashëri“. Në mesin e studentëve. Në mesin e punëtorëve nëpër punë të ndryshme e deri te ato fizike. Vigan Berisha ishte afër duke i falënderuar dhe duke i ofruar shërbim që të ndjehen komod kur të vijnë në Konsullatë, jo të presin, por sa më shpejt të jetë mundur të marrin dokumentet e nevojshme. Jemi në shërbim të mërgatës! Vizitë familjeve të dëshmorëve, invalidëve e veteranëve! Kemi edhe shumë fjalë për të shkruar, sepse e kemi përcjellur me punën e tij me shumë përkushtim, duke i dhënë hapësirë edhe krijuesve, që të promovojnë libra, të kenë bashkëbisedime e kështu me radhë, Ka bërë këndin e librit në konsullatë.
Ujë Kosove u jep bashkatdhetarëve sa herë që e vizitojnë Konsullatën, kafe e fjalë zemre. Ndjehuni të lirë, se keni dhënë shumë për të valuar flamuri në këtë shtet mik të kombit tonë. Ne dhe stafi jonë ishim e do të jemi në shërbim të bashkatdhetarëve. Sot, paska kaluar një vit që është në detyrë si Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës Cyrih. Çka të shkruajmë është pak, por në emër të platformës tonë mediale helveticALforum.ch, Institutit Helvetik Shkencor të Evropës Juglindore, në emër të Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“ dhe në emër të Shoqatës Kulturore Shqiptare „Frictal“ në Frick të Kt.Argau i urojmë shëndet e para dhe vazhdo si e ke filluar. Përkrahja nuk do të mungoj! Ja se çka shkruan edhe z.Berisha në rrjetet sociale;
„Një Vit në krye të Misionit Konsullor në Cyrih, në shërbim të popullit tim, me përkushtim! Sot, një vit më parë, kisha nderin dhe përgjegjësinë të marr drejtimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih. Ky vit ka qenë një vit intensiv me sfida dhe suksese, të cilat i kemi arritur së bashku. Sukseset tona janë rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe i solidaritetit të mërgatës sonë të jashtëzakonshme, që mbetet pasuri e vyer e kombit tonë.
Gjatë këtij viti kemi punuar pandërprerë për të avancuar shërbimet konsullore, për të forcuar lidhjet me mërgatën tonë dhe për të promovuar interesat e Kosovës në Zvicër. Jemi angazhuar me përulësi dhe vendosmëri, duke qenë gjithmonë në krah të qytetarëve tanë.
Kemi ende shumë për të bërë, por me përkrahjen tuaj të palëkundur, besoj fuqimisht se mund të ndërtojmë një të ardhme edhe më të ndritur për Republikën e Kosovës dhe për mërgatën tonë. Së bashku, mund të arrijmë çdo qëllim dhe të kapërcejmë çdo sfidë! Krenar me mërgatën tonë! Faleminderit për besimin dhe mbështetjen!“.
helveticALforum.ch