/ Aarburg, Zvicër – 07.03.2025 /
Mbrëmjen e së mërkurës, më datë 5 mars 2025, Xhamia e Bardhë në bashkëpunim me Lidhjen e Muslimanëve të Kantonit Aargau (VAM), organizoi një iftar të veçantë në lokalet e saj.
Ky event mirëpriti një numër të madh personalitetesh të shquara nga jeta publike dhe komuniteti shqiptar në Zvicër.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin:
-Nehat Ismaili, imami i Xhamisë së Bardhë, Aarburg,
-Nimet Ramadani, Kryetar i xhamisë së Bardhë,
- Christian Schwizgebel, Këshilltar Komunal dhe përgjegjës për infrastrukturë, arsimim, kulturë dhe shoqata në Aarburg
- Stefan Schmitz, pastor dhe drejtues i kishës katolike në Aarburg
- Dr. Halid Durran, president dhe themelues i Lidhjes së Muslimanëve të Kantonit Aargau
- Pastori i kishës protestante dhe përfaqësues të Kopshtit të Religjioneve në Aarburg
- Rexhep Demiri, ambasador i Maqedonisë së Veriut në Bern
- Dr. Med. Mentor Billalli, kryetar i Unionit të Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
- Dr. Med. Ibrahim Sejdini, psikiatër i shquar në Zvicër,
- Florim Useini, aktivist i shquar i çështjes kombëtare
- Visar Robelli, drejtor i rrjetit të bizneseve shqiptare në Zvicër
- Adem Halimi, arkitekt dhe docent i njohur, anëtar i Xhamisë së Bardhë.
Eventi u hap nga imami i Xhamisë së Bardhë, Nehat Ismaili, i cili lexoi pjesë nga Kurani Fisnik, me përkthimin e domethënieve në gjuhën gjermane. Iftari nisi me thirrjen e ezanit nga Amar Selmani dhe vazhdoi me faljen e namazit të akshamit, ku autoritetet zvicerane morën pjesë si vëzhgues.
Gjatë mbrëmjes, të pranishmit patën rastin të diskutojnë dhe të shkëmbejnë ide dhe përshtypje rreth iftarit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe bashkëpunuese.
Mes tjerash, me fjalë rasti u paraqitën:
- Christian Schwizgebel, këshilltar komunal
- Stefan Schmitz, pastori i kishës katolike në Aarburg,
- Dr. Halid Durran, Kryetar i Unionit të Muslimanëve të Aargaus
- Rexhep Demiri, ambasadoori i Maqedonisë së Veriut në Bern,
- Adem Halimi, arkitekt i shquar dhe njëherit anëtar i Xhamisë së Bardhë Aarburg.
Kryesia e Xhamisë së Bardhë shpreh mirënjohje dhe falënderim për të gjithë protagonistët e kësaj mbrëmjeje madhështore, me theks të veçantë për stafin e aktivistëve që u përkujdesën për realizimin e këtij iftari në mënyrën më të mirë.
Me respekt,
. Këtë organizim me disa fjalë e përshkruan edhe Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri:
Një mbrëmje e veçantë në Xhaminë e Bardhë – Forcimi i lidhjeve dhe vlerave tona
