Dua të besoj se komuniteti ynë nën organizimin e tre shoqatave Teuta, Rrjeti panshqiptar dhe Vatra, të cilat bashkëpunuan për herë të parë, i bëri nderimet që meritonte Adil Biçakut mbrëmë në Stockholm.
Në rradhë të parë dua të falenderoj gjithë të pranishmit aty, e në veçanti europarlamentaren Arba Kokalari, ambasadoren e Dardanisë znj.Shkendije Geci-Sherifi, konsullen e RSh znjsh. Elda Lezaj, ish ambasadorin e RSh z.Bardhyl Kokalari, aktivistin Shuquri Sejdijaj. Të gjithë ju sëbashku i dhatë shumë kuptim kësaj pasditeje e pakkush do e harrojë. Falenderoj dy shoqatat Rrjeti panshqiptar i diasporës dhe Teuta për bashkëpunimin!
Falenderoj te gjithë statusin organizator të tyre për gjithçka bënë, Silvanën, Marjolën, Elsën, Silvën e këdo tjetër që kontribuoi mbrëmë.
Falenderoj Burimin për moderimin e mbrëmjes, Marina Lleshin për këngën kaq të bukur, Shqiponjat në fluturim, Kënga labe në Stockholm, grupin e valleve të vajzave, Krenarin për recitimin dhe gjithë kontributin mbështetës, Keti Sala për fotografitë, Majlinda Selimin për videot, Dj.Florin, Bernard Saraci, Madrit Sina, Genten për videon e realizuar dhe këdo tjetër që ndihmoi.
(Ndjesë që nuk mund ti përmend të gjithë emrat, por ju falenderoj secilin prej jush!) Faleminderit! Kërkoj ndjesë që për shkak të kohës së gjatë që mori eventi disa prej jush edhe pse kishit dëshirën, nuk patët mundësinë të i bëni akoma më tepër pyetje Adilit…
I sigurtë se koha nuk do mjaftonte edhe sikur të kishim edhe dy orë të tjera. Ishte një atmosferë fantastike ashtu si Z.Biçaku i takonte dhe e meritonte. Fotogaleria më poshtë flet vetë! / Me respekt Eduarti. / Shqiptarët në Suedi