/ Shkruan: Dr.Sali Sefa, ish Konsull i Kosovës në Cyrih
Sonte isha duke u kujdesur për dy nipat e mi! Një përshëndetje më erdhi në messenger dhe më bëri kurreshtar!! Më thot, se dëgjova intervistën tuaj dhe nëse ju jeni ai, desha t`ju pyes, e keni njohur vëllain tim në burgun e Leskocit?
Më thot se është motra e Enver Koliqit! O Zot çfar emocionesh! Po, i thash motra Shefkije Koliqi. Enverin e kam njohur shumë mirë bile, edhe kemi qëndruar disa muaj së bashku në të njejtën dhomë! Ishte viti 1984, mua, Bedri Bajramin, Kadri Llugaliun, Salih Malën bashkë me Kadri Osmanin na dërguan në burgun e famshëm të Leskocit! Na ndanë e na banë pikë e pesë, megjithate mua, Bedriun dhe Kadriun na lanë me një dhomë!
Çeli!!! Ishim të humbur, nuk e dinim as ku jemi deri vonë por…!! Nga muri që na ndante me dhomën tjetër vinin zëra, filluan edhe trokitjet në mur, kërkonin të kontaktojmë me alfabetin e trokitjeve por, ne nuk përgjigjeshim deri vonë kujtonim se mund të jenë provokime! Një mbramje të burgosurit e dhomës afër nesh i qitën ta pastronin koridorin! Dikush nga ata që pastronte, i mëshonte derës sonë dhe thot: „Mos keni dert, ne jemi këtu që nga viti 1981!
Bëhuni të fortë sepse këta janë fashista! Gardiani kollitej në fund të koridorit duke dhënë alarm që mos të flasin!! Bajrami që ishte më i moshuari e shante shqip dhe aq shishëm sa neve në dhomën tonë që ishim plotësisht të izoluar na jepte forcë e guxim! Njëri nga ata, të dhomës që na ndante një mur i vetëm dhe që kurrë nuk i kishim parë, ishte më i zëshëm, kur ata dilnin në shetitore, ai zë gjithmon lëshonte nga një fjalë, na përshëndeste edhe pse merrte vërejtje e dënime për këtë!
Diku pas dy vitesh qendrimi në burgun e Leskocit, mësuam se ai më i zhurmshmi, ai që nuk e njihte fjalën frigë, ishte Enver Koliqi, tash i ndjerë.Lavdi! Ishte Bajrami nga Vuahtria që e shante Gardianin me shamjen më të shishme që kam dëgjuar ndojherë, edhe Bajrami tash është i ndjerë !Lavdi veprës dhe jetës së tij. Ishte Hilmi Hyseni nga Nerodimja e Ferizajit i cili ndërtoj qiftelinë prej letre, vepër gjeniale, ishte edhe Gani Maxhuni, që i binte shumë bukur asaj çiftelie të famshme prej letre, lexues të respektuar, ende jam mirë me mend, po e përseris Çifteli PREJ LETRE! Pas një kohe të gjatë, Enverin e sollën në dhomën tonë ku qëndruam deri në grevën e urisë dhe transferimin tonë në Nish!
Enveri na solli freski dhe na ndihmoj shumë! Kush i shte Enver Koliqi?
Ai vjen nga Lupçi i Bacës Adem! Enveri ishte burrë dy metra i madh, me mbi 120 kg , ishte pak i trishtueshëm, sjellja e tij i trishtonte edhe gardianët ! Enveri, me trupin e tij, me zërin e tij, kur ai e hapte gjoksin para, i provokonte rojet e burgut dhe ata i frigoheshin! Enveri kishte një trimëri të rrallë, nuk trembej nga askush dhe për asgjë! Po çfar kishte bërë Enveri?! pse kishte marrë dënim prej 8 vitesh burg të rëndë!?
Për këtë mund te flasin edhe shokët tjerë:Kadri Kryeziu, Gani Vlahna,Nasim Haradinaj,Salih Mala,Hilmiu, Ganiu edhe shumë të tjerë! Gjenerata ime e mbanë mend ende shumë mirë! Gjatë demostratave të prillit të vitit 1981, një makinë, kamion me plotë armë dhe milicë nga Beogradi e Nishi, ja kishin mësyer Kosovës e drejtë në Prishtinë!
Ata ishin nisë, për të vrarë e për të torturuar vëllëzërit e motrat tona. Ato armë sillnin vdekje por… Çka ndodhi? Enver Koliqi e Sadik Dragusha me një pushkë gjuetije, kamionin që ishte nisë rrugës për Prishtinë, e ndalin, i çarmatosin milicinë, ata ikin me bisht ndër kamë. Kamioni mbetet aty ndërsa Enveri, Sadiku e disa të tjerë i marrin armët me monicion dhe dalin në male! Tërë ditën e lume ushton arma dhe kënga, ata nuk ndalen duke gjuajtur dhe duke mësuar armën!
Kjo histori e patë çmendur Jugosllavinë e atëhershme, kudo atëherë flitej për pushkën e gjuetisë, për trimërinë e të rinjëve. Shqiptarë si dhe për burracakët serb ! Lavdi veprës dhe trimërisë së Enver Koliqit!
P.S; Do të doja që të gjithë të burgosurit politik ti nderojmë, ti përkujtojmë e sidomos ata që janë më pak të njohur për publikun por veprat e tyre ishin dhe mbetën gjigante në rrugëtimin e Kosovës për liri e pavarësi!
helveticALforum