Stafi i helveticALforum po e fillon këtë vit të ri i vlerësuar, duke e pranuar letrën e parë në kutinë postare në Cyrih nga shteti i Kosovës, konkretisht nga Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha.
Në këtë letër falenderimi na drejtohet me fjalët më të mira për kontributin tonë medial që e kemi dhënë për këta dy muaj, meqë në nëntor të vitit 2024 e filluam punën si platformë mediale. Tashmë është e ditur se ne nuk jemi për klikime, por për ti shërbyer aortës së kombit, diasporës, në të gjitha drejtimet me profesionalizëm.
Në letër morrëm fjalët e mira se kemi kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në informimin e mërgatës sonë. “Ky bashkëpunim ka qenë i çmuar për misionin tonë dhe ne vlerësojmë fuqishëm angazhimin e helveticALforum për të mbështetur dhe përforcuar lidhjet me mërgatën tonë.” Kjo letër është e veçantë dhe mundem të themi ndër të parat që falenderon kontribuesit tanë në mërgatë.
Redaksia e helveticALforum e falenderon z. Berishën dhe gjithë stafin për shprehjen e mirënjohjes së kontributit tonë. Ne do të jemi mbrojtës të fjalës së lirë, fuqia e fjalës, shtëpi e madhe mediale për bashkatdhetarët tanë, duke e ditur se në redaksi kemi njohës, ekspertë të veprimtarisë së bashkatdhetarëve tanë ndër vite për të mirën e kauzës sonë kombëtare. Shumë mirënjohje edhe një herë për mirënjohjen nga z. Berisha dhe stafit të konsullatës.
Gëzuar!
helveticALforum