Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, në bashkëpunim me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Neuchâtelit, ANEA, organizon një aktivitet të veçantë me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Data: 12 Dhjetor 2024
Vendi: Salla D65, Objekti Kryesor i UNINE, Av. du 1er Mars 26, Neuchâtel
Ora:
18:00 – Hapja e Ekspozitës Historike
19:30 – Shfaqja e filmit “Vitet e Pritjes” (The Years of Await).
Ju ftojmë të bashkoheni me ne për të kujtuar dhe nderuar historinë tonë kombëtare përmes një ekspozite unike dhe një filmi historik mbresëlënës.
Mos e humbisni këtë mundësi për të festuar së bashku trashëgiminë tonë kulturore dhe historike!
#80VjetoriÇlirimit #KulturaShqiptare #AmbasadaShqiptareBern