Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika, në një intervistë për “Ora News” u shpreh se nga takimet dhe deklaratat që vijon ësi nga hapësira evropiane dhe ajo amerikane deri tani nuk ka një kuadër marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Pra, nuk kemi detaje konkrete se do të jetë marrëveshja. Së dyti, çfarë do të ketë në këmbim të kësaj marrëveshjeje? Pra do shihen kushtet e mbrojtjes dhe sigurisë së kërkuara nga Ukraina. Ndaj dita e nesërme do të ketë një rëndësi të veçantë , pasi do të kemi një panoramë më të qartë se si do të jetë kjo marrëveshje.
Po ashtu duhet parë se si do të ndikojë kjo marrëveshje në marrëdhëniet e mëtejshme mes SHBA-së dhe Ukrainës, dhe SHBA-së mes Rusisë. Kemi një takim që do të realizohet në Stamboll për të rregulluar marrëdhëniet dypalëvesh dhe duke hedhur hapat e para për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve.
Evropa në tërësi nuk ka qenë në vijëmisinë e duhur në raport me hapat e zhvilluara nga SHBA-të. Edhe takimi i Londrës nuk do të përfshijë një pjesë të liderëve të vendeve evropiane dhe kjo është pikërisht një dobësi e vetë Evropës për të qenë e unifikuar për këtë çështje”, u shpreh Çika, njofton oranewsal.