Siç mëson helveticALforum, Panairi i Librit në Tiranë është duke u vizituar nga lexues të shumtë. Panairi i 27-të i librit, ka filluar nga data 13 dhe do të zgjasë deri më 17 nëntor 2024.
Studentët e vitit të tretë të degës “Shkenca Politike” të Universitetit të Tiranës vizituan sot stendën e Shtëpisë Botuese “Mediaprint” bashkë me pedagogen dhe gazetaren Greta Topjana, ku u fol për librin, leximin dhe panë nga afër botimet e Shtëpisë Botuese “Mediaprint”.
Falënderojmë @gretatopjana që jo vetëm i tha, “Po” ftesës për në Panair, por është edhe një promotore e fuqishme e botimeve tona të reja.
#shtepiabotuesemediaprint #panair #botime #takime
Ja se çka shkruan në profilin e saj në FB, pedagogia dhe gazetarja Greta Topjana;
“Vendosem që seminaret t’i spostojmë në terren, te Pallati i Kongreseve aty ku zhvillohet Panairi Kombëtar i Librit. Bashkë me studentët e Shkencave Politike Viti III, vizituam shtëpitë botuese, shkëmbyem mendime, kritika dhe sugjerime për librat që kemi lexuar dhe pikasëm (por edhe blemë) libra të rinj.
Këtë vit në panair po marrin pjesë 90 shtëpi botuese, 25 prej të cilave janë jashtë Shqipërisë, nga vende si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Kosova. Gjatë panairit këtë vit është parashikuar të mbahen rreth 100 veprimtari dhe 60 promovime librash të rinj. Ndërkohë, siç tashmë është bërë traditë, një juri e veçantë do të ndajë të shtunën, pra sot edhe çmimet e Panairit për veprat më të mira të vitit.
helveticALforum.ch