Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Dr. Medain Hashani, ka përfaqësuar Kolegjin AAB në International Staff Week, organizuar nga University of Gdańsk, Poloni.
Hashani ishte përfaqësuesi i vetëm nga Kosova dhe ka kontribuar me diskutime të rëndësishme mbi:
Ndërkombëtarizimin e programeve studimore. Rritjen e kapaciteteve të hulumtimeve shkencore të përbashkëta. Në këtë event morën pjesë përfaqësues nga universitete të njohura nga:
SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Estonia, Madagaskari, Lituania, Uzbekistani dhe Algjeria.
Gjithashtu, z. Hashani ka inicuar nënshkrimin e marrëveshjeve të reja bashkëpunimi me universitetet pjesëmarrëse, duke fuqizuar partneritetet akademike të Kolegjit AAB.
#KolegjiAAB #InternationalStaffWeek #UniversityOfGdansk #BashkëpunimNdërkombëtar #FakultetiEkonomik