/ Nga Florim Useini, Bern
Bern, 12 mars 2025
Vizitën tonë diplomatike e përmbyllëm me një pritje të ngrohtë dhe miqësore në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku patëm nderin të priteshim nga Ambasadori, z. Rexhep Demiri.
Ky takim ishte një mundësi e vlefshme për të shkëmbyer ide mbi sfidat dhe perspektivat e diasporës shqiptare në Zvicër, si dhe për të thelluar bashkëpunimin me institucionet tona diplomatike.
Së bashku me Kryetarin e Rrjetit të Bizneseve, z. Visar Robelli, Kryetarin e Rrjetit të Miqësisë, z. Meti Krasniqi, Shaqir Alushaj, Bekim Izeri, Xhelal Memeti – Kryetar i Unionit Vizioni-PMB, Ajazi, Zikri Ajazi, Lindian dhe Metali Ajazi, zhvilluam një diskutim të frytshëm mbi rëndësinë e koordinimit institucional dhe përfshirjen e diasporës në projekte konkrete për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe shoqëror.
Falënderojmë Ambasadorin Demiri për mikpritjen e tij të ngrohtë dhe përkushtimin në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve të diasporës dhe institucioneve tona. Takime të tilla janë thelbësore për të ndërtuar ura më të forta bashkëpunimi dhe për të siguruar një përfaqësim më të fuqishëm të interesave tona kombëtare.
Bashkë mund të bëjmë më shumë për diasporën dhe për të ardhmen tonë të përbashkët!
Ky ishte një përmbyllje e denjë e një dite të mbushur me takime të frytshme, të cilat dëshmojnë rëndësinë e diplomacisë dhe bashkëpunimit për të ardhmen e kombit tonë!
helveticALforum