Njëri ndër veprimtarët e njohur në diasporën tonë, gazetari profesionist, ambasadori i paqes, autorë i 20 librave për diasporën tonë, doktori i shkencave politike ka bërë një postim në profilin e tij në Fb, duke falënderuar, Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demiri për mbështetje dhe përkrahje edhe bashkatdhetarëve nga Kosova Lindore që jetojnë e veprojnë në Zvicër.
Ja se çka shkruan ai ndër të tjera; „Zëri i veprimtarëve të dëshmuar të çështjes kombëtare e humanitare nga Kosova Lindore që vepruan e po veprojnë në Zvicër përmes dy shoqatave humanitare „Medvegja“ me qendër në Fully dhe shoqata humanitare „ Lugina e Preshevës“ me seli në Gossau është dëgjuar e po dëgjohet edhe në ambasadën e Maqedonisë së Veriut te Ambasadori, Shkëlqesia e Tij, z. Rexhep Demiri, ku i dhurova dy monografi të shkruara para disa viteve në bashkëautorësi me ikonën e gazetarisë shqiptare, PhD. Llukman Halili, tashmë i ndjerë me tituj: „ SHH Medvegja me 30 vjet në shërim të kombit“ dhe „ SHH Lugina e Preshevës me 10 vjet në shërbim të kombit“.
Përcolla përshëndetjet e dy kryesive aktuale dhe të kaluarat dhe anëtarëve e veprimtarëve të kauzës kombëtare. E gëzuam Ambasadorin me punën e shenjtë që është bërë nga bashkatshetarët e asaj etni shqiptare, duke e njohur edhe veprimtarinë e jashtëzakonshme të familjes Demiri dhe të vetë ambasadorit.
Padyshim, ambasadori Demiri i mirëpriti dhe i përgëzoi veprimtarët e dy shoqatave dhe të shoqatave të tjera nga ajo etni. Gjithashtu, pata nderin ti dhuroj edhe disa libra të tjerë që i kam botuar për diasporën shqiptare e për mua është një jetë e tërë në shërbim të kombit edhe ate larg fizikisht prej atdheut e pasuri e papërshkrueshme. Fjalët e mira nga veprimtari i madh me traditë kombëtare, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri më dhanë edhe më shumë forcë, që të mos ndalem edhe pse po e jetojmë një kohë të pakohë, ku fatkeqësisht disa shikojnë materialen para vlerës.
Ne do të vazhdojmë me punë të mira e të pathyer. Faleminderit pafundësisht edhe për modestinë e treguar, z. Ambasador! Të uroj punë të mbarë!