/ Nga Hava Kurti KRASNIQI/
“Story Link” Projekti shkencor për jetën e shqiptarëve në Zvicër, që ka në fokus, përkujdesjen ndaj moshave të vjetra, u ftua në konferencën “Moshat e vjetra dhe Mërgimi”, në prezentimin e projekteve zvicerane, në nivel nacional në Bern.
Në këtë takim ishin të ftuar, Dr.Shkumbin Gashi, punonjës në Universitetin e Shkencave të aplikuara të Bernit, dhe Hava Kurti Krasniqi, bashkpuntore në projekt. Mbledhjen e hapi zonja Andrea Greber, nga Kryesia e SRK Zvicër, dhe projekti i parë që u prezentua, ishte “Story Link”. Në konferencë ishin të pranishëm, organizatat e njohura zvicerane, si Heks, Prosenectute, si dhe organizata shëndetsore, organizatat e Spitex Schweiz, mjek e psikolog.
Me prezentimin e projektit “Story Link” Shkumbin Gashi, befasoi të pranishmit, me idenë, por edhe me gjermanishten dhe anglishten e tij të rrjedhshme. Pas prezentimit, shumë komplimente, dhe pyetje iu shtruan Shkumbinit. Pyetjet ishin nga personalitetet zvicerane dhe në gjuhë të ndryshme, anglisht, gjermanisht, frengjisht, me interesimin mbi aspektet kulturore, mbi moshat e njerëzve që do të intervistohen, mbi organizimin dhe procesin e projektit. “Story Link” për fillim do të zhvillohet në pesë komuna zvicerane, duke vënë në pah urat kulturore shqiptaro zvicerane.
Është punë shkencore që do të realizohet në tri faza, me takime, informime, si dhe me intervista biografike, kreative, e dialogje me shqiptarë, si dhe me zviceran, duke u fokusuar në temën e përkujdesjes. Në këtë punim shkencor, janë të angazhuar edhe punonjës zviceranë nga Universiteti i shkencave të aplikuara të Bernit. Projekti ” Story Link” ka marr pëlqime nga shumë organizata zvicerane.
helveticALforum