Filantropi, Avni Hafuzi jeton dhe vepron në Budapest të Hungarisë edhe ate mbi 50 vjet. Lexuesit tanë shpresoj se e njohin jetën dhe veprimtarinë e tij, që një jetë ia kushtoi kombit. Kudo që shkoi prezentoi kulturën dhe traditat tona kombëtare. Në Hungari gëzon autoritet të madh. Ka shumë mirënjohje si nga Hungaria, poashtu edhe nga shteti shqiptarë. Ai e bëri sheshin dhe bustin e kryeheroit tonë kombëtar Skënderbeu në qytetin Eger të Hungarisë, qytetë me mbi 100.000 banorë. Sipas informacioneve që siguruam, për z.Hafuzi ka filluar të përgaditet edhe një film. Filmi po realizohet nga duart e mirënjohura të gazetarit, mjeshtrit të madh të gazetarisë, z. Gëzim Podgorica dhe stafit të tij që kanë shkuar nga Tirana enkas për të nderuar jetën dhe veprën e z.Hafuzi që nuk u ndal kurrë për të mirën e kombit.
Filmi ka të bëj për jetën dhe veprën e Avni Hafuzi, Konsull Nderi i Shqipërisë dhe dekadat e tij për marrëdhëniet diplomatike, kulturore, ekonomike dhe sportive shqiptaro-hungareze
z.Hafuzi në lidhje me këtë projekt shprehet:
„Jam krenar që bashkia e Eger ka krijuar një marrëdhënie miqësore me konsullin që nga fillimi dhe si rezultat i bashkëpunimit tonë të mëparshëm, sheshi Szander bég, statuja Szkander bég, tavolina e parë e rërës në natyrë në Hungari, targat e reja me emrin e rrugës dhe pemët që mbollëm së bashku në këndin e lojërave.
Ishte një nder i madh për mua që më kërkuan të jem personazh në këtë film, dhe pranova me falënderime të mëdha. Jam besimplot se filmi i ardhshëm, përveçse do të prezantoj punën e palodhshme sociale të një shembulli të vërtetë, do të nxjerrë në pah vlerat historike dhe kulturore të qytetit tonë të dashur kudo në botë. Faleminderit miku im, që ndodhesh sërish këtu në Eger, jam besimplot se edhe në të ardhmen, bashkëpunimi i ngusht që nisëm para disa vitesh, për marrëdhëniet shqiptaro-hungareze, do të vazhdojë“. Z.Hafuzi me modestin e tij që e ka e që është i njohur, nuk do të ndalet deri në frymën e fundit të kësaj jete për të mirën e kombit dhe miqësinë hungaro-shqiptare. Për detatje të tjera për filmin do të njoftohemi gjatë ditëve të javës.
helveticALforum