/ Nga Dashnim HEBIBI/
Andermatt, 15 Mars 2025
Në zemër të Andermattit, një qytet i vogël e piktoresk zviceran, ku deri më tani jeton vetëm një familje shqiptare – ajo e PhD. Xhavit Lipajt – po organizohet një ngjarje me rëndësi të madhe për shqiptarët në diasporë dhe trojet amtare: Kuvendi i IV i Institutit për Avancim Kombëtar (IPAK). Është PhD.Xhavit Lipaj që gëzon autoritet të madh në këtë pjesë të Zvicrës si studiues.
Ky kuvend shënoi një tjetër hap drejt fuqizimit të shqiptarëve në arenën akademike, ekonomike dhe kulturore, duke bashkuar mendje të ndritura, studiues të shquar dhe figura të rëndësishme të komunitetit tonë. Takimi nisi në orën 10:00 dhe vazhdon gjatë gjithë ditës, duke u ndarë në dy sesione: para dhe pas drekës. Diskutimet e pasura dhe frymëzuese u zhvilluan jo vetëm mes të pranishmëve fizikisht, por edhe me pjesëmarrjen online të studiuesve nga Kosova dhe Danimarka.
Pjesëmarrësit dhe fjalimet kryesore në këtë kuvend u prezantuan një numër i madh personalitetesh që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut në shkencë, kulturë, biznes dhe edukim, duke ndarë vizionin e tyre për zhvillimin e kombit shqiptar.
Disa nga figurat kyçe që po marrin pjesë janë:
Prof. Dr. Fadil Çitaku – Kryetar i IPAK, akademik me përmasa ndërkombëtare dhe një nga themeluesit e institutit
Prof. Rexhep Gashi – Studiues dhe avokat i fuqizimit të diasporës përmes shkencës dhe edukimit
PhD. Xhavit Lipaj – Mjek dhe organizatori i këtij eventi, një figurë e shquar e komunitetit shqiptar në Zvicër
Naim Abazi – Studiues dhe botues nga Danimarka, me kontribut të rëndësishëm në fushën akademike
PhD. Dashnim Hebibi – Akademik dhe ekspert në fushën e inovacionit dhe zhvillimit
Dr. vet. med. Ibish Nimanaj – Mjek veterinar dhe aktivist për çështjet e diasporës
Hasan Mejzinolli – Inxhinier ndërtimi dhe profesionist me përvojë në Zvicër
Bashkim Çitaku – Përkrahës i fortë i iniciativave akademike dhe kulturore
Petrit Markaj – Editor i SAM24.info dhe promotor i informimit të diasporës shqiptare
Zeqë Gashi – Kryetar i Ansamblit “Trojet”, i përkushtuar ndaj ruajtjes së trashëgimisë kulturore shqiptare
Taip Zeqiri – Aktivist dhe punonjës në Swiss Airport, i njohur për angazhimin e tij në komunitetin shqiptar
Dr. Sali Sefa – ish konsull i Kosovës në Cyrih, ish i burgosur dhe studiues, aktivist dhe një figurë e njohur për përpjekjet e tij në fuqizimin e shqiptarëve në diasporë. Mesazhet Kryesore të Kuvendit PhD. Xhavit Lipaj hapi takimin duke shprehur kënaqësinë e tij që kishte mbledhur kaq shumë mendje të ndritura në një qytet ku deri dje nuk kishte pothuajse asnjë gjurmë shqiptare.
Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të institucioneve intelektuale të pavarura që do të mund të ndikojnë në zhvillimin e kombit tonë. Prof. Dr. Fadil Çitaku foli për historinë e Institutit për Avancim Kombëtar, i cili tashmë ka krijuar një bazament të fortë akademik dhe vazhdon të rritet. Ai theksoi se, për një periudhë të shkurtër, ky institut ka botuar më shumë punime shkencore sesa dy akademitë e Shqipërisë dhe Kosovës së bashku.
Prof. Rexhep Gashi theksoi nevojën për studime më të thelluara mbi diasporën dhe rolin e saj në ruajtjen e identitetit kombëtar. Ai përmendi shembuj si Nikola Tesla dhe diskutimet mbi prejardhjen e tij, duke argumentuar se shqiptarët duhet të shkruajnë historinë e tyre dhe të promovojnë vlerat e diasporës.
Dr. Sali Sefa mbajti një fjalim të fuqishëm mbi rëndësinë e bashkimit dhe respektimit të shqiptarëve brenda vetes. Ai u shpreh se shpesh diaspora shqiptare respektohet më shumë nga të huajt sesa nga vetë shqiptarët, një fenomen që duhet të ndryshojë. “Ne kemi potencial të jashtëzakonshëm si komb. Diaspora shqiptare është e ngritur akademikisht, ekonomikisht dhe profesionalisht. Por ajo që na mungon është uniteti dhe mbështetja e ndërsjellë. Ne duhet të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe të krijojmë një bazë të fuqishme që të ndikojmë jo vetëm në diasporë, por edhe në vendet tona amë.” – tha ai. Sali Sefa përmendi gjithashtu demonstratat e studentëve shqiptarë në vitin 1981 në Prishtinë, të cilat shënuan një moment të rëndësishëm historik për Kosovën. Ai kujtoi periudhën kur ishte student dhe pjesë e asaj lëvizjeje, duke e quajtur atë një gur themeli për rrugën drejt pavarësisë së Kosovës.
Ai u shpreh se diaspora duhet të ketë përfaqësues të saj në parlamentet e Shqipërisë dhe Kosovës, për t’u siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe kontributi i tyre të vlerësohet siç duhet. “Ne nuk mund të mbetemi vetëm spektatorë të zhvillimeve politike dhe ekonomike në trojet tona. Ne kemi burimet dhe aftësitë për të ndikuar pozitivisht, por duhet të jemi të organizuar.” Në përmbyllje, ai vlerësoi punën e PhD. Xhavit Lipajt dhe të gjithë organizatorëve, duke i quajtur “promotorë të një epoke të re për shqiptarët në diasporë”.
Përfaqësimi i gruas shqiptare dhe rëndësia e rolit të saj një moment i veçantë ishte fjala e zonjës F. Picari (online) e cila theksoi nevojën për një përfaqësim më të madh të grave shqiptare në këto organizime. Ajo argumentoi se gratë shqiptare kanë luajtur gjithmonë një rol kyç në ruajtjen e familjes dhe kulturës, por tani është koha që ato të kenë një zë më të fortë edhe në aspektin akademik dhe profesional. Konkluzionet dhe Vizioni për të ardhmen. Në mbyllje të pjesë së parë të kuvendit, Prof. Dr. Fadil Çitaku theksoi se IPAK nuk është thjesht një organizatë, por një lëvizje intelektuale dhe kombëtare. Ai ftoi të gjithë të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi për të ndërtuar një diasporë të fuqishme dhe një Shqipëri më të fortë.
“Ne nuk jemi thjesht dëshmitarë të historisë – ne jemi ata që e shkruajmë atë.” Kuvendi i IV i IPAK e mbylli pjesën e parë me optimizëm dhe me një vizion të qartë për të ardhmen. Bashkë për avancimin kombëtar! Gjatë pjesës së parë të gjithë të pranishmit u prezentuan me nga një biografi të shkurtë. Edhe z.Petrit Markaj, afarist, editor i Qendrës Mediale Shqiptare SAM24.info që do të filloj punën më 23.03.2025 i ofroi të gjithëve bashkëpunim dhe do ta keni fjalën e lirë në këtë projekt medial,ose Qendër Mediale Shqiptare në Zvicër. Puna e pjesës së dytë po vazhdon.
PhD. Xhavit Lipaj gjatë drekës na njoftoi edhe me stafin si dhe me pacientë që janë me demencë dhe para asaj zonje 93 vjeçare zvicerane e tregoi se për çdo ditë asaj i jep mundësi të luaj rolin e sekretares dhe ajo kënaqet, kjo është madhështore. Ku PhD. Rexhep Gashi kur e dëgjoi rrëfimin e PhD.Xhavitit i dolën edhe lotët për misionin e shokut të tij, shumë fisnik e njerëzor.
Në koridoret e kësaj qendre të madhe të pleqve në Andematt të bukur është i paraqitur edhe njëri nga punimet e PhD.Xhavit Lipaj dhe kjo është nder i madh për ne shqiptarët. Gjatë drekës u diskutuan tema të ndryshme edhe për situatën në Kosovë e në trojet tona etnike. Dr.Sali Sefa, ish konsull i Kosovës në Cyrih, personalitet i dëshmuar i kauzës sonë kombëtare nga përvoja e tij po jep frymëzim të pranishmëve dhe modestia e tij është për të vlerësuar. Pasi të përfundoj kuvendi, do t`ju njohim më gjerësisht.
helveticALforum