Atdhe GECI – Dortmund, Nëntor, 2024

Shumë shekuj ka pritur Kosova dardane
që Adem Jashari fatin e atdheut të tij, ta
vështroj përmes grykës së pushkës dhe
nevojës për ribashkimin me Shqipërinë.
Por, përpara se të jetë fitorja jonë e plotë
secili duhet të japë at´ që i duhet Kosovës
që hiri i kohërave të mos mbetet pa prush.
Kosova e pushkës dhe e kryengritjeve
e do të veten lirinë, e do të veten fitoren
liria jonë sot e ka emrin, Republikë.
Andaj qetësohuni. Ç´farë na duhet në këtë çast,
për t´ju prirë dardanëve të zemëruar nga
shtypja dhe poshtërimi serb e pushtimi,
kohë e së vërtetë për lirinë tonë jemi ne,
u fliste trimave të UÇK-së Adem Jashari,
i fliste pushkës së tij me sy qiellor, fama
do të ecë sa ne do të kemi fuqi dhe gjak,
që Kosova të jetë vetë zot i fatit të vendit.
Atdheu ynë i copëtuar nga fqinjët tanë
i ndarë në katër molla të gjakut: në gegë,
toskë, çamë dhe albanë është kauzë jonë
kauza për një gjuhë dhe flamur shqiptar
si dhe kthimin Atdheut emrin e vet, Iliri.