Nga Sokol JAKUPI

O i dashuri qyteti im
Nuk ka më të bukur se ti Prishtinë
Kudo në botë të udhëtoj
Në zemër të kam o qyteti im
Edhe pse jam shumë largë
Rrënjët aty unë i kam
Shumë shpesh në ëndërr më vie ti
Çdo herë më pyet se kur do të vi
Me mallë zgjohem në mëngjes
Jo nuk dua në dhe të huaj t’vdes….
Të premtoj ty Prishtinë
Vetëm ty të jap shpirtin tim
Nuk dua të vdes në mërgim
Në botën tjetër të shkoj me mallë për ty….
Shpejt do të udhëtoj për në gjirin tënd
Për tu çmallë sa jam gjallë
Ti kujtoj ditët e rinis
Të varfura e të rënda por kishin kuptim…..