helveticALforum ka mësuar se me ftesë të Shoqatës Atdhetare “Labëria-Nderi i kombit”, sot në kryeqytetin e Shqipërisë ishte edhe Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, njëherit zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës Prof.dr.Ragmi Mustafa. Ja se si e përshkruan këtë konferencë, Prof.dr.Mustafa në proflilin e tij në FB;
“Me ftesë të Shoqatës Atdhetare Labëria- Nderi i Kombit sot në Tiranë në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u mbajt konferenca shkencore në saje të shënimit të 80 vjetorit të Shqipërisë nga nazofashizmi gjerman.
Natyrisht se u prezentuan kumtesa nga akademikët shqiptar historian si Prof. Dr. Ago Nezho, Prof. Dr. Paskal Milo dhe Prof. Dr. Pëllumb Xhufi. Temë e konferencës ishte Rofi i Luftës Nacionalçlirimtare në çlirimin e Shqipërisë, gjithsesi edhe roli i Ballit Kombëtar.
Kënaqësi që na u dha rasti që edhe për çlirimin e Preshevës në këtë ambient akademikësh të flitet rreth çlirimit të saj nga nazofashizmin gjerman e vazhdim të pushtimit serb mbi autoktoninë shqiptare. Pastaj, vazhdimin e sundimit serb gjer sot, dhe domosdoshmërinë e çlirimit të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. RM
#rroftëkombishqiptarkudokuështë
helveticALforum.ch