Me ftesë të profesoreshave të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Lubjanës, prof. Lindita Sejdiu-Rugova ka mbajtur ligjërata në Fakultetin Filozofik të këtij institucioni dhe në Institutin për Studime Etnike më 10 dhe 12 mars 2025.
Gjithashtu, gjatë qëndrimit të saj në Lubjanë, prof. Sejdiu-Rugova ka zhvilluar takime me kolegët e Fakultetit Filozofik, duke diskutuar mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm. Studentët e pranishëm në ligjërata, si dhe kolegët studiues të Institutit për Studime Etnike – një nga institucionet më të vjetra sllovene – për këto natyrë shprehin interes për të marrë pjesë në Seminarin e Albanologjisë që do të mbahet në gusht 2025 dhe për të nisur projekte bashkëpunimi në të ardhmen.
Universiteti i Lubjanës është themeluar në vitin 1919, ka rreth 40,000 studentë dhe bën pjesë në 600 nga universitetet më të mira të ranguara në botë./ Fakulteti i Filologjisë Prishtinë