/ Nga Fadil H. Curri/
Zymer Mehani një krijues i mirëfilltë, poet kritik letrar, me një fjalë njëri i artit kulturës, shkruan e boton, pra kemi të bëjmë me një shkrimtar model për shumë vite… I veçantë në krijimtarinë e tij letrare, me shumë vlera artistike e kuptimore, me një rrezatim pozitiv, dhe individualitet të spikatur të opusit krijues; i tillë është që nga koha, kur u njoha me të, dhe i tillë ende ka mbetë në jetë. Me shumë virtyte, qendrestarë, i durueshëm po edhe që dinë ta ruan kurajon e tij krijuese jetsore… Zymeri din ta ruan bukur diversitetin kulturor, dhe është një shembull i mirë se si i kalon sfidat e kohës në kulturë, dhe vlera kombëtare…
KUNDRIME LETRARE I-II-III
Janë më të vërtet një përjetim i bukur arti, sepse duke i lexuar njeriu ato, fiton përshtypjen se po bisedon me shpirtin e kijuesëve të kohëve tona sot, ku poeti z. Zymer Mehani, i zbulon ngjyrat e opusit krijues, brenda gjithë ngjyave të krijuesve që janë të shtjelluara bukur në këto kundrime letrare, nga poeti dhe kritiku ynë letrar Mehani. Pra arti në këto kundrime letrare s’domend se është i kohës sonë, dhe brenda vetë veprave tona… këto kundrime letrare janë shëmbëllim drite, nëpër kohë, e pas leximit të këtyre tri kundrimeve letrare, me të drejtë mundë të themi se poeti, apo shkrimtari Mehani, mundohet ta jep shpirtin dhe zemrën e tij për lexuesit, e pra këto kundrime letrare janë thesare thesaresh letrare për kulturën tonë letrare…
Analizat letrare dhe prezentimet e afërsisht 70 titujve të librave të ndryshme, nga autor-e të ndryshëm, nga gjithë gjeografia e atdheut, po edhe atyre nga mërgata, në këto tri kundrime letrare, si ato me: poezi, romane, poema, mendime të arta, prozë, për dëshmorët e kombit, etj, etj. Të gjitha këto janë pra art e vlerë e madhe që z. Mehani bashkëjeton me gjithë krijuesit të përfshirë në këto kundrime letrare… dhe artin z. Mehani ia atribon prapë githë krijuesëve të përfshirë në këto tri kundrime letrare I-II-III. Për këto tri vepra letrare ne mundë të flasim me orë të tëra, por mendojë, se mësëmiri do tu gëzohen lexuesit gjatë leximit. E lexuesve lexim të këndshëm. Autorit suksese të reja në vazhdimësi…