Jemi krenarë që profesoresha jonë e Fakultetit të Drejtësisë, Entela Baci (Hoxhaj), po prezanton në një nga akademitë më prestigjioze të së drejtës në Evropë – Akademinë ERA në Trier!
Ajo po diskuton mbi “Kuadrin ligjor të BE-së për Barazinë – Karta e BE-së për të Drejtat Themelore dhe efekti i drejtpërdrejtë horizontal i nenit 21 në jurisprudencën e GJDBE” në seminarin e organizuar nga ERA dhe Komisioni Evropian për profesionistët dhe praktikantët e së drejtës.

Një moment i rëndësishëm për universitetin dhe një kontribut i çmuar në fushën e së drejtës së BE-së për barazinë gjinore!