/ Nga znj. Hava Kurti Krasniqi /
Gjërat e bukura për shqiptarët, fillojnë vetëm kur një shqiptar është aty. Universiteti i Bernit, ka filluar një projekt shkencor për shqiptarët, për jetën e tyre në Zvicër; por idea është e Shkumbin Gashit.
Sot, në Ambasadën e Kosovës u prezentua projekti, nga Shkumbini, dhe disa kolegë të tij nga Universiteti. Ky punim sjellë një libër, që do të botohet nga Universiteti, në dy gjuhë, gjermanisht dhe shqip. Intervistat me shqiptarët do ti zhvillojë unë, ndërsa me zviceranët do ti zhvillojë një puntore e universitetit.
Takimi u fillua me Ujë Rugova, dhe do të vazhdojë deri në fund me Ujë Rugova. Faleminderit Ujë Rugova, që jeni sponzor i këtij takimi.
Me Ujë Rugova, kam biseduar unë, i kam ftuar të jenë sponzor, sepse nënat tona kur niseshim për në mërgim, te dera e shpisë, na e jepnin një gotë me ujë, me e pi. Ato besonin se uji do të na kthejë në Atdhe. Por ne u integruam shumë dhe uji na erdhi në mërgim. Edhe shqiptarët janë si uji i Rugovës, e dërguan këtë ujë nëpër shumë vende të botës, por shijen nuk e ndryshoi.
Shkumbini, na befasoi me anglishten e tij të rrjedhshme, apo të mrekullueshme. Fjalën ia dha ambasadorit, pastaj me radhë, dikush në anglisht e dikush në gjermanisht, projekti pëlqehej, dhe shihej si një urë kulturore mes zviceranëve e shqiptarëve.
Ishin edhe dy mjeke tonat të ftuara në takim. Dr. Shqipja dha shumë shembuj në një anglishte shumë të mirë e të rrjedhshme , dhe Dr. Kosumi poashtu na dha shembuj të vlefshëm në gjuhën gjermane. Në fund ishte një Apero, pregaditur nga Ambasada jonë, në bashkpunim me Universiterin e Bernit.
Zonja Ramadani, më pyeti: si u njohët me Shkumbinin?
Emrin e Shkumbinit e njoh që kur e mori çmimin e parë për librin “Nënë më fol për ëndrrimtarët”, i pata dërguar ftesën në fb, por nuk kemi komunikuar, asnjëherë.
Është i ri, madje edhe prindërit i ka shumë më të rinjë se unë; ka 7 vite që jeton në Zvicër, dhe që punon në Universitet, me shkollim nga Kosova.
Doktor & Psikolog me profesion.
Kur më ka ftu Shkumbini në këtë punim, e kam uru për idenë, e kam falënderu, dhe i kam thënë: ju propozoj që në vendin tim, të merrni gazetaren Shqipe Sylejmani, shkruan mirë, është e lindur dhe e shkolluar në Zvicër. Shkumbini më tha, Shqipja shkruan mirë, respekt për te, por për këtë punim, na duhen njerëz si ti, me rrjetizimin tënd. Faleminderit shumë diplomatit Gjenis Haxhimehmeti, i cili na ka përkrahur që nga fillimi i fillimit. Nuk e di sa orë i ka dita e Gjenisit, por njihet si mbështetës fisnik i mërgatës.