Nga ajri për dhe nga toka, një numër i madh i mërgimtarëve tashmë kanë filluar të kthehen në atdhe për festat e fundvitit.
Dikush nga sot, e premte pas dite dhe në mbrëmje, e shumë prej tyre nga dita e shtunë. Dikush nga 20 orë e shumë prej tyre edhe më shumë se 24 orë. Megjithatë, lodhja harrohet, thonë thuajse të gjithë bashkatdhetarët, por dashurinë për atdhe nuk ka kush të ua marrë.
Lodhje shumë, rrugë e gjatë për ata që rrugëtojnë me vetura. Ata me aeroplanë, bileta të shtrenjta. Me gjithë vështirësitë e udhëtimit, për të gjithë ata atdheu mbetet dashuria e madhe e tyre.
Vetëm të shtunën e datës 21.12.2024, sipas burimeve tona nga Aeroporti i Cyrihut, do të nisen tre aeroplanë për në Prishtinë dhe dy për në Shkup. Ndërsa nga Aeroporti i Bazelit janë katër aeroplanë për në Prishtinë vetëm brenda të shtunës. Perendia ju ruajt dhe ju bekoftë gjatë gjithë jetës! Jo vetëm prindërit do ti gëzoni, Ju që i keni të gjallë fizikisht, por edhe vendet tona do të kenë hijeshi!
Stafi i platformës mediale
helveticALforum
ju dëshiron rrugë të mbarë dhe pushime të mira!