„Diaspora shqiptare është gjaku e pjesa më e mirë e kombit, sepse nga diaspora u krijua UÇK, e pastaj arritëm shumë të ndihmojmë edhe pas lufte“, na tha ndër të tjera z.Zejnaj.
Kam pasur fatin e mirë që sapo kam ardhur në Zvicër të njihem me veprimtarin e njohur z.Qazim Zejnaj. Veprimtarë i pandalshëm dhe unifikues. Është edhe gazetarë i lirë dhe shkruan kryesisht për artin. E donë këngën e mirëfilltë shqipe. Ka miq të shumtë në Zvicër dhe kudo që është z.Zejnaj, aty ka pozitvitet dhe fjalë paqeje e uniteti. Ate që e ka në zemër e thotë dhe nuk dinë ti jap ngjyrë fjalëve të bardha. Ai gjithmonë e përmend, që të jemi bashkë sepse vetëm të bashkuar kemi jetë më të gjatë në suksese. Shumë i respekton bashkëkombasit tanë nga Lugina e Preshevës. Ai ka dëshirë që një ditë të vizitoj ato treva shqiptare, sepse ka shumë miq e në mesin e tyre edhe mua.
Jam i lindur më 01.10.1961 në Irzniq të Deçanit – Dukagjin. Kam kryer shkollën llore në Irzniq e gjimnazin në Deçan dhe Fakultetin Pedagogjik në Prishtinë, si dhe Fakultetin Teknik- Ndërtimtari tri vite në Prishtinë. Pa përfunduar më kanë mbetur, për arsye të ditura. Disa kurse profesionale i kam kryer në Bern të Zvicrës, por nuk shpëton ditë pa lexuar e mësuar.
Me çfarë vështirësish jeni përballur në vitin e parë si mërgimtar?
Motivi im për ta lënë vendlindjen ishte mungesa e lirisë e demokracisë në atdhe, se ishim okupuar dhe isha bërë hale në sy për pushtetin e kushte të vështira ekonomike në familje. Kishte shumë vështirësi sepse erdha ne Bern pa e njohur askë e vetem pak e njihja gjuhen angleze.
Cila ka qenë puna e parë që keni arritur t’a gjenit në mërgim?
Erdha pa kontratë pune dhe kërkova punë. E gjeta një familje private ku prodhonin kërpudha, por ishte mirë që nga ky kontakt të mësoja gjuhën gjermane.
Për çka ju merr malli më së shumti nga të gjitha ato që keni lënë në atdhe?
Kur erdha këtu, mërgim, më merrte malli për prindërit e më mbusheshin sytë me lotë, sepse i kisha më të mirët në botë. E tash kam nostalgji të madhe për motra e vëllezër.
Diaspora shqiptare ka dëshmuar që di dhe mundet të organizohet në mbështetje të interesave kombëtare. Sipas jush, cili është niveli i organizimit të saj sot dhe çfarë potenciali kontribues përfaqëson diaspora jonë në ditët e sotme?
Diaspora shqiptare është gjaku e pjesa më e mirë e kombit, sepse nga diaspora u krijua UÇK, e pastaj arritëm shumë të ndihmojmë edhe pas lufte. Diaspora duhet të ribashkohet në një lob, e jo në bindje ideologjike e partiake.
Si e kaloni kohën e lirë kur nuk jeni në punë?
Unë jam shumë aktiv, sepse para lufte, gjatë lufte e pas lufte isha me shpirt artistik, sepse isha shumë i angazhuar në aktivitete kulturore e humanitare në shërbim të atdheut, por jam edhe krijues e publicist në botën e artit në mërgim.
Sa mendoni që ka arritur të integrohet gjenerata e re e diasporës shqiptare në shtetin ku ju jetoni e veproni?
Gjenerata e re është shumë e integruar dhe tani kemi në të gjitha instucionet e shtetit zvicran dhe është brezi me një përgatitje profesionale, pa hipoteka të së kaluarës.
Sipas mendimit tuaj, për çfarë mbështetje konkrete të shteteve shqiptare ka nevojë urgjente diaspora shqiptare?
Shtetet shqiptare duhet që diasporën, të gjithën ta pajisë me dokumente identiteti, e fëmitë e prindërve mërgimtarë ti ndihmojë që të edukojnë e mësojnë në gjuhën amtare.
Cili është kapitali juaj shpirtëror, të cilin keni arritur ta krijoni dhe me të cilin ndjeheni krenar?
Jam krenar sepse kam punuar me pastërti në aktivitetin tim në shërbim të kombit, e pastaj krijimtarinë, si thesar e katalizator në mergim.
A keni bërë plane se ku ti kaloni vitet pas pensionimit?
Pas pensionit, do të rikthehem në vendlindje, sepse atdheu më mungon. E kam krushk e në arterien e shpirtit.
Cila është porosia juaj për gjeneratën e re të komunitetit shqiptar që po rritet në diasporë?
Gjenerata e re në diasporë nuk duhet ta harrojë vendin e të parëve, gjyshërve e prindërve dhe gjuhen e Zotit, pra gjuhën shqipe.
Mendoni se edhe në të ardhmen, gjeneratat e reja që jetojnë e veprojnë në Zvicër, nuk do ta harrojnë gjuhën shqipe?
Po, shpesh zhytem në mendime, por jetoj me Kosovën Dardane. Beso që më duken vite të humbura me mall, e më kaplon melankolia, më merr malli për lojërat e fëmirisë.
Çdo herë kujto harmoninë, traditën e zakonet tona, e kohen me babën e nënën. Koha e hershme ishte ori e artë, sepse duheshim më shumë. Tash jemi më të ftohur sepse interesi e shumë faktorë tjerë thartuan zemrat tona.
Kisha deshirë të shkollohesha sa më shumë, deri në titujt më të lartë shkencorë, por nuk kisha kushte dhe erdha në mërgim, i merzitur, por ndihmova familjen e atdheun. Kam tuar, por kam më shumë pasuri koke se xhepi. Kam gruan time, djalin më të mirin në botë, Dukagjinin, i edukuar e i arsimuar. Kam nipër e mbesa shumë të dashur këtu. Pata një humbje, të shtrenjtin tim, vëllain Dina.
Mendoni se edhe në të ardhmen, gjeneratat e reja që jetojnë e veprojnë në Zvicër, nuk do ta harrojnë gjuhën shqipe?
Kam shpresë që kjo gjenerata e re do të jetë si arbëreshët që nuk harruan gjuhën e traditën.
Sikur të ishte e mundur që të vije edhe njëherë prej llimit në mërgim, çka kishit bërë ditën e parë?
Ditën e parë do të kisha avancuar të punoja në integrimin e shqiptarëve.
Për fund të kësaj interviste, ku kishe dashur ta pije pikën e fundit të ujit të kësaj bote?
Pikën e ujit kisha dashur ta pija aty në vatrën time, ku kam tokën e shtëpinë e atdheun, Podin e Gështenjave e Grykën e Rugovës e Alpet Shqiptare të Dukagjinit.
Intervistoi: Dashnim HEBIBI