Roko Vata është grumbulluar nga kombëtarja irlandeze e futbollit për dy ndeshjet e muajit mars në Ligën e Kombeve. Futbollisti shqiptar, i cili aktivizohet te Watford në Angli, do të veshë fanellën e Irlandës në përballjet ndaj Bullgarisë.
19-vjeçari ka qenë më parë pjesë e ekipeve zinxhir të Irlandës dhe tashmë ka marrë ftesën për ekipin e parë. Kujtojmë që Vata ka pasur edhe një thirrje nga Alban Bushi për t’iu bashkuar kombëtares U-21 të Shqipërisë. Roko Vata është djali i ish-futbollistit të njohur shqiptar, Rudi Vata, njofton euronewsal.