Komisioni Rregullator rrëzoi me shumicë votash kërkesën për zgjatjen e afatit për regjistrimin e diasporës.
Disa ditë më parë kreu i PD, Sali Berisha artikuloi kërkesën për zgjatjen e afatit për regjistrimin e diasporës, ndërkohë që një ditë më parë komisioneri i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi deklaroi se 9 marsi mund të jetë afati i fundit i regjistrimit të diasporës.
Kjo kërkesë u rrëzua sot nga komisioni rregullator me 3 votat e përfaqësuesve të PS, kundrejt 2 atyre të PD.
Mesnata e 4 marsit është afati i fundit i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për regjistrimin e diasporës për zgjedhjet e 11 majit.
Nga të dhënat e deritanishme janë mbi 228 mijë shqiptarë me banim jashtë vendit të cilëve u njihet e drejta e votës nga aty jetojnë.
Mbi 14 mijë të tjerë janë në pritje të regjistrimit ndërkohë që shifra e të refuzuarve është e lartë, mbi 42 mijë, njofton euronewsal.