Me rastin e fillimvitit, kryesues të Rrjetit të Miqësisë që veprojnë në Zvicër, vizituan Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, ku u mirëpritën nga z. Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih.
Takim ishte si zakonisht miqësor dhe bashkëbiseduan edhe për përkrahjen e bashkëpunimin edhe gjatë vitit që sapo e kemi filluar. Urimet ishin shumë të sinqerta dhe z.Berisha edhe kësaj here, ia bëri me dije, apo ia rikujtoi edhe veprimtarëve të bashkuar rreth Rrjetit të Miqësisë, se i gjithë stafi i Konsullatës ishte e do të jetë në shërbim të bashkatdhetarëve tanë edhe ate me shumë respekt. Z.Krasniqi, Useini dhe Robelli u ndanë shumë të kënaqur nga mikëpritja vëllazërore dhe vlerësojnë shumë modestinë e z.Berisha dhe afrimin e tij me mërgatën tonë në çdo kohë. Ja se si shprehet edhe z.Berisha me disa fjalë:
„Kënaqësi të mirëpresim në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, Rrjetin e Miqësisë me Kryetar, z. Meti Krasniqi dhe anëtarët z.Florim Useini, z.Visar Robelli dhe z.Afrim Mehmeti“.
helveticALforum