Këtë e bëri të ditur sot në programim e mëngjesit “ Mirëmëngjesi Pejë “, rektori i UNHZ prof .Armand Krasniqi, tha se kemi aplikuar për këtë program të tretë të studimit dhe presim që të akreditohemi gjatë muajve të parë të vitit 2025.
Rektori Krasniqi tha se do të jemi universiteti i dytë në vend pas atije të Prishtinës që do të ofrojmë edhe studimet e nivelit të tretë – atë të doktoraturës Rektori Krasniqi në këtë përvjetor të 13 -të të themelimit të këtije universiteti uron stafin , studentet dhe të gjithë ata që kontribuan për themelimin e këtije universiteti. Këtij lajmi ju gëzuan jo vetëm stafi i këtij tempulli të dijes, qytetarët e Pejës e të gjithë Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarët gjithandej.
Për këtë na tha ndër të tjera ekskluziv edhe Prof.dr.Petrit Hajdari për helveticALforum, se është punuar shumë dhe po punohet me seriozitet të madh që ky tempull i dijes të nxjerr dijetarë me plot kuptimin e fjalës.
helveticALforum.ch