Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në bashkëpunim me Universitetin Federal të Tocantins (Brazil), Universidade Nova de Lisboa (Portugali) dhe Universitetin e Macau (Kinë) do të mbajë Seminarin Ndërkombëtar mbi Letërsinë e Gjuhës Angleze dhe Portugeze.
Prof. asoc. dr. Seniha Krasniqi, si anëtare e bordit shkencor dhe organizativ dhe bashkë-organizatore të këtij Seminari, së bashku me kolegët e departamentit Prof. dr. Lirak Karjagdiu, PhD Arta Hallaçi, PhD cand. Lurjana Krasniqi do t’i bashkohen ekspertëve kryesorë nga vendet e lartpërmendura për t’i hulumtuar trendet e fundit shkencore në fushën e letërsisë angleze. Ky bashkëpunim premton të ofrojë diskutime të hollësishme, ide novatore dhe mundësi për shkëmbim ndërkulturor.
Njëkohësisht gjatë këtij Seminari do të hulumtohen tema të ndryshme duke filluar nga lëvizshmëria kulturore dhe implikimet e saj letrare deri te praktikat e kujtimit, si dhe çështje që përfshijnë imagjinatën dhe përfaqësimet e saj në literaturën angleze. Me tryeza të rrumbullakëta, ligjërata dhe prezantime kumtesash, SELPI propozon thellimin e dialogëve dhe ofrimin e këndvështrimeve të reja për studimin e letërsisë si hapësirë për transformim./ Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë