Sot në Rektoratin e Universitetit të Malit të Zi, në Podgoricë, u zhvillua seminari në kuadër të projektit PLACOD, i cili synon krijimin e një platforme digjitale për promovimin e territorit.
Dhurata Hoxha, moderatore e aktivitetit, prezantoi kontributet e panelistëve:
- Prof. Jovana Janinoviç ndau përvojën mbi promovimin e trashëgimisë komuniste në Mal të Zi përmes metodës “Netnography”.
- Prof. Brice Martin diskutoi rreth vlerësimit të territorit përmes kujtesës kolektive dhe përvojës me përmbytjet në Alzasë.
- Prof. Eliana Laçej & Dr. Lindita Kazazi propozuan zhvillimin e turizmit kinematografik në Shqipëri si model për promovimin e trashëgimisë. Aktiviteti solli ide dhe diskutime frytdhënëse për zhvillimin e turizmit kulturor dhe promovimin e territoreve përmes qasjeve inovative.
- helveticALforum.ch