Siç mëson helveticALforum, sot në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, z.Berisha priti znj.Luljeta Ademi e cila është një intelektuale e njohur jo vetëm në Zvicër. Ja se çka shkruan ndër të tjera z.Berisha në lidhje me këtë takim.
“Sot mirëpritem znj. Luljeta Ademi, një profesioniste e shquar në gjuhësi, përkthim, komunikim, marketing digjital dhe media sociale. E angazhuar për të drejtat e njeriut dhe gjithëpërfshirjen, ajo ka kontribuar në zhvillimin e politikave për barazi dhe tolerancë si këshilltare për çështjet e aftësisë së kufizuar dhe ambasadore kundër gjuhës së urrejtjes. Si asistente universitare dhe autore, ajo ndikon në edukimin e brezave të rinj. Përmes albinfo.ch, Luljeta ndihmon në gazetarinë investiguese dhe promovon kulturën e Diasporës. Përtej këtyre, ajo është një aktiviste për të drejtat e grave dhe një frymëzim për këmbënguljen në sfidat jetësore“. Z.Berisha siç e kemi shkruar edhe më herët, ditë për ditë është afër mërgatës dhe i ofron bashkëpunim dhe ta dijnë se kontributi i mërgatës ishte i madh që sot ta kemi edhe Konsullatën e shtetit të Kosovës në këtë shtet mik të kombit tonë. Prandaj edhe gjatë këtij takimi, por edhe në takimet e kaluara me përplot veprimtarë të fushave të ndryshme që i ka pasur e që veprojnë në Zvicër, z.Berisha i ofron mbështetje dhe i është falënderues secilit për kontributin e dhënë dhe që po e japin në vazhdimësi mërgata jonë.
helveticALforum