Cyrih, 12 shkurt
Para pak ditësh, lexuesit tanë, janë njoftuar me një takim që e ka pasur z.Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih në hapësirën e Konsullatës së Kosovës në Cyrih nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës Domenikane, z. José Luis Díaz. Ai takim ishte shumë miqësor dhe patën mundësi të bashkëbisedojnë për shumë tema në të mirë të ruajtjes së miqësisë e bashkëpuniit të dy shteteve. Ndërsa po sonte, sipas burimeve tona, z.Berisha ishte në një ngjarje të veçantë të Republikës Domenikane, me ftesë nga vetë Konsulli, ku u kremtua 181 vjetori i saj.
Për më shumë, ja se si shprehet z.Berisha:
„Sonte patëm nderin të marrim pjesë në ceremoninë e 181-vjetorit të Pavarësisë së Republikës Domenikane, me ftesë të Konsullit të Përgjithshëm, z. José Luis Díaz. Urime popullit domenikan për këtë përvjetor të rëndësishëm!“. Z.Berisha përpos takimeve të shumta me komunitetin tonë, ai po mbanë kontakte dhe bashkëpunime me shtetin pritës, por edhe me diplomat të shteteve të tjera që veprojnë në Zvicër duke mbajtur miqësinë mes Kosovës dhe shtetit në fjalë.
helveticALforum