Vigan Berisha, Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, sonte me datë 10 Mars 2025, ka vizituar në Zvicër, familjen e dëshmorit të kombit, Nuradin Gërvalla.
Për më shumë, ja se çka shkruan z.Berisha:
„Sonte në familjen e dëshmorit të kombit, Nuradin Gërvalla, për të shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta, pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, Hatmone Shala Gërvalla.
Nëna Hatmone ishte një simbol i sakrificës dhe dashurisë për atdheun. Ajo rriti burra të Kosovës dhe dha gjithçka për lirinë, duke mbetur përjetësisht në kujtesën dhe zemrat tona.
I përjetshëm kujtimi për të!
Lavdi dëshmorëve të kombit!”
helveticALforum