Shefi i misionit konsullor të Republikës së Kosovës, z.Vigan Berisha, përveç takimeve të shumta me mërgimtarë të suksesshëm, po gëzon gjithnjë e më shumë mbështetje dhe vlerësim edhe nga miqtë zviceranë. Takimi i sotëm ishte një tjetër dëshmi e këtij suksesi dhe një hap i rëndësishëm për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe. Ja se si e përshkruan takimin:
„Sot patëm kënaqësinë të pritemi në qytetin e Arbonit nga kryetari René Walther, nënkryetari Didi Feuerle dhe këshilltari Islam Sadiki. Gjatë takimit, diskutuam për integrimin e qytetarëve tanë dhe mundësitë e bashkëpunimit mes komuniteteve tona. Ky dialog i hapur dhe konstruktiv është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim.
Falënderojmë autoritetet vendase për mikpritjen dhe gatishmërinë për të mbështetur komunitetin tonë. Ky bashkëpunim është një dëshmi e vlerësimit dhe respektit të ndërsjellë, duke treguar rëndësinë e një angazhimi të përbashkët për integrimin dhe zhvillimin e diasporës sonë“.
helveticALforum