Dita e martë e datës 11 shkurt do të jetë e paharruar jo vetëm për veprimtarin e devotshëm të çështjes kombëtare e humanitare, z.Zenel Neziri nga Medvegja që jeton e vepron në Zvicër e që është edhe kryetar nderi i SHH “Medvegja” në Zvicër, për familjen e tij, por edhe për gjithë Shoqatën në fjalë, por edhe për Shoqatën Humanitare “Lugina e Preshevës” dhe veprimtarë të tjerë e të cilët janë shumë, jo vetëm në diasporë, por gjithandej.
Do të mbetet ditë e paharruar që tregon falënderim, tregon njerëzi e frymëzim, se atdhetarët nuk harrohen edhe kur përjetojnë ndoj problem shëndetësor. Vepra e Ambasadorit të Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri, z.Vigan Berisha, Shef i Misionit Diplomatik të Kosovës në Cyrih, Florim Useini, atdhetar e bëmirës, njëherit kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër dhe PhD. Dashnim Hebibi, do të mbetet shembull brez pas brezi. Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” me seli në St.Gallen të Zvicrës falënderon z.Demiri, Berisha, Useini që e kanë vizituar në spital veprimtarin medvegjas, z.Zenel Neziri pasi përjetoi një rast të rëndë, por ja që e kaloi për mrekulli dhe së shpejti pritet ti kthehet familjes dhe padyshim veprimtarisë së tij atdhetare e humanitare, sepse ai nuk mundet të rrij pa kontribuar.
Ky lajm ka shkuar edhe në ato treva shqiptare dhe padyshim, se ka gëzuar që të gjithë, se edhe pse Lugina e Preshevës është në një situatë jo të mirë, por ka vëllezër që nuk e harrojnë. Me këtë rast u bë e ditur, se edhe mërgata e Luginës së Preshevës është e nderuar nga diplomatë të dy shteteve, Maqedonisë së Veriut ku edhe z.Neziri ka familjarë, por edhe nga Kosova ku edhe vetëm z.Neziri është edhe shtetas i saj.
Prandaj, Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” i falënderon përzemërsisht për veprën e tyre njerëzore dhe ndanë gëzimin e gjithë kryesisë dhe anëtarëve. Jo vetëm nëpër festa e raste vdekje, por nuk duhet ti harrojmë edhe atdhetarët tanë kur janë me shëndet jo mirë, që ti motivojmë e ti ruajmë sa i kemi gjallë fizikisht.
Gjithashtu edhe Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore me qendër në Cyrih ndanë mirënjohje të veçantë Ambasadorit të Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesisë së Tij, z.Rexhep Demiri dhe Shefit të Misionit Konsullor të Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, por edhe z.Florim Useini që njihet nga e gjithë mërgata jonë për punën e tij të madhe në unitet e që ishte edhe kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore që po vlerësojnë veprimtarët e të gjitha trevave shqiptare dhe po shpërndajnë paqe gjithandej.
Kjo vizitë na jep shpresa, se kontributi i mërgatës shqiptare për të mirën e atdheut nuk do të harrohet kurrë nga ata që e drejtojnë shtetin. Për fund të kësaj fotoje që flet edhe vetë, ku z.Zenel Neziri nuk kishte mundur ti pres i shtrirë në shtratin e spitalit, zgjohet pas 7 ditësh dhe drejtohet tek dera e spitalit e me lotë në sy i përqafon mysafirët, vëllezërit e një gjuhe e kombi dhe i falënderon duke i uruar shëndet e gjitha të mirat. E në fund duke i përshëndetur me dorë në zemër i tha ndër të tjera: “Vëllezër, nuk do ja harroj”.
helveticALforum