Përmes fjalëve është e pamundur të përshkruhet ajo që kemi parë sonte (30.11.2024) në Winterthur të Zvicrës, me një organizim shembullor nga SHKA “Dardania”. Manifestimi ishte parapa të filloj në orën 20.00 dhe ashtu filloi dhe mbaroi në orën 22.45. Edhe pse, do të duhej që të kishe ftesë që të jesh pjesë e manifestimit, edhe pse vetëm në Kantonin Cyrih kishte dhjetëra organizime, edhe ate disa prej tyre edhe në hyrje me pages, salla e veçant në Winterthur ishte përplot me bashkatdhetarë, veprimtarë të shumtë si dhe mysafirë nga Kosova, zv.ministër dhe deputet, por edhe artistë të karrierës edhe nga Shqipëria.
30 vjetori i SHKA “Dardania”, dëshmoi edhe njëherë, se këtu nuk ka të ndalur, këtu ora e suksesit ecë edhe ate shihen mirë sekondat dhe minutat. Nga ora 19.00, u shtrua një koktej dhe salla ishte e rrethuar me foto nga puna e madhe e SHKA “Dardania”. Secilit i jepshin një kujtim për 30 vjetor, që ia vendosshin në sako, por edhe detaje të tjera jepnin të tregonin, se sonte do të kalojmë mirë, por edhe gjithçka është punuar me përpishmëri. Dihet, aty ku është Shefqet Cakolli ka vepra të mira.
Punë e punë, përkushtim maksimal, kulturë e përkushtim të sinqertë, drejtuesi i kësaj shoqërie, z.Shefqet Cakolli, një personalitet që nuk e ka plakur koha, nuk e ka plakur puna e madhe edhe rreth SHKA “Dardania”, sa here që dëshiron të tërhiqet dhe të pushoj, ate e thërret shoqëria, rinia e mërgatës, nipat e mbesat, që duan ta kenë aty në zemër të shoqërisë, sepse puna e tij është frymëzim për të rinjtë që ta mbajnë të gjallë këtë shoqëri. E mbrëmja e sontme e datës 30.11.2024, ishte mbrëmje e madhe, datëlindja e 30-të e SHKA “Dardania”, 112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit.
Kush ishte mysafirë nga Kosova dhe çka thanë ata, me çfarë programi u paraqit SHKA “Dardania”, sa pjestarë të shoqërisë ishin në skenë, a ju afruan 100-shit, kujt iu nda mirënjohje, a është lodh z.Shefqet Cakolli, si ishte moderimi i vajzës së z.Cakolli që e mbante edhe vajzën e vogël të saj në krah dhe bëri një moderim të paparë në Zvicër me pedantëri e shumë profesionalizëm e shumë detaje të tjera, do të mësoni në helveticALforum.ch edhe ate së shpejti me një reportazh, përmes disa fotove.
Si i nderoi z.Cakolli në emrin e tij dhe në emër të SHKA “Dardania” edhe disa shoqëri të tjera që veprojnë në Zvicër. Çka thanë disa nga të pranishmit? Kush i ndau mirënjohje z.Cakolli? Kush ishte ai që i kishte bërë dokumentar SHKA “Dardania”? Etj, etj. Një është e sigurt, se SHKA “Dardania”, ka një rini të shëndosh dhe prijësit e saj nuk do të largohen, do të rrijnë afër, që përmes saj, të ruajmë gjuhën, kulturën dhe traditat tona kombëtare.
Sa të jemi gati me reportazh, ate që se ka kapur syri i kamerës, do të përshkruhet përmes shkronjave!