“Jam drejtuese e Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota” që nga vdekja e babait tim, Agron Bajrami, më 12 mars të vitit 2018. Mendoj së pari, nënat tona, bazuar në çfarë rrethanash kanë kaluar ato, kanë bërë shumëpër avancimin e gruas në shoqërinë tonë. Po ashtu, në përgjithësi, njihemi si popull me gra (femra) shumë të forta“, na tha, ndër të tjera, zonja Bytyçi.
Ju lutem të na përshkruani profilin tuaj! Me se merreni? Çfarë profesioni keni?
Jam Shkëndijë Bytyçi, e lindur në prill të vitit 1989 në Zvicër. Jam e martuar dhe kam tre fëmijë, Artin 8 vjeç, Hanën 5 vjeçe dhe Rronin 3 vjeç. Jam drejtuese e Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota” që nga vdekja e babait tim, Agron Bajrami, më 12 mars të vitit 2018. Deri në vitin 2018, para se të ndahej nga jeta babai im, unë isha valltare dhe asistente në ShShV “SHOTA”, që nga mosha 2 vjeçare.
Me profesion jam edukatore dhe momentalisht jam drejtuese e një çerdheje të fëmijëve këtu në Aarau.
Na tregoni, ju lutem, kur keni migruar në Zvicër?
Unë jam lindur këtu në Zvicër, në prill të vitit 1989.
Cila është struktura aktuale e familjes suaj?
Jam nënë e 3 fëmijëve (Arti, Hana dhe Rroni).
Cila është veprimtaria juaj publike (jashtë punës së zakonshme)?
Pas themelimit të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit „Shota“, në vitin 1993, nga prindërit e mi, Agron dhe Lirije Bajrami, unë vazhdoj ende të jem aktive edhe pas vdekjes se babait tim edhe si drejtuese e shkollës.
(I përjetshëm kujtimi për Agron Bajrami)
Jeni vajza e Agron Bajramit, tashmë i ndjerë, por githmonë në zemrat tona. Një personalitet me plot kuptimin e fjalës që e ka shkrirë jetën për çështjen kmbëtare. Jeni duke e drejtuar veprimtarinë e babit edhe në Shkollën e Vallëzimit ‘Shota’. Çfarë përgjegjësie paraqet për ju ky angazhim?
Është një përgjegjësi e madhe ta drejtosh një shkollë aq të madhe dhe të sukseshme, sidomos kur deri në momentet e fundit të babait, e ka drejtuar ai vet, me një vullnet aq të madh dhe me një përpjekje aq të madhe, që fëmijët dhe të rinjtë ‘të mësohen të ecin shqip’ e mos ta harrojnë gjuhën, kulturën dhe historinë tonë. Unë ndjehem krenare me veprimtarinë e babait tim dhe shpresoj që mund t’ia dal ta drejtoj shkollën, ashtu siç do ta dëshironte babai im.
Sa keni arritur të integroheni në shoqërinë zvicerane?
Meqenëse jam lindur këtu në Zvicër dhe kam mbaruar shkollën këtu, si dhe drejtoj një çerdhe të fëmijëve, besoj se jam mjaftë e integruar në shoqërinë zvicrane.
Sa shpesh e vizitoni vendin e origjinës suaj?
Mundohem që sa më shpesh ta vizitoj vendin e origjinës, që fëmijët e mi ta njohin vendin tonë sa më shumë.
Cila grua (fytyrë publike) në atdhe [Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë e Preshevës, etj.] mendoni se ka bërë shumë për avancimin e gruas në shoqërinë tonë?
Unë mendoj, së pari, se nënat tona, bazuar në çfarë rrethana kanë kaluar ato, kanë bërë shumë
për avancimin e gruas në shoqërinë tonë. Po ashtu, në përgjithësi, njihemi si popull me gra (femra) shumë të forta. Unë mund ti përmend disa: Nënë Tereza, Shotë Galica, Xhevë Ladrovci, Atifete Jahjaga, Vlora Çitaku, Vjosa Osmani, e shumë të tjera.
Në cilin dimension mendoni se gruaja shqiptare e diasporës ka kontribuar më së shumti për çlirimin e Kosovës?
Gratë shqiptare, mendoj, se kanë dhënë një kontribut të veçantë në të gjitha aspektet, por e veçanta është angazhimi për çlirimin e vendit nga pushteti serb.
Sa premtuese, sipas jush, është gjenerata e fëmijëve në ruajtjen e traditës kombëtare [etnokulturës tonë]?
Unë mundohem që fëmijët tanë mos ta humbin gjuhën dhe kulturën tonë edhe pse jetojmë jashtë shtetit tonë dhe është e vështirë. Edhe shteti ynë duhet të bëjë më shumë për diasporën.
Jeni model dhe shembull i shumë vajzave të reja që po rriten në Zvicër për sukseset e juaja. Komenti juaj?
Më bën krenare dhe më shtynë edhe më shumë të bëj gjithçka që është e mundur për vajzat e reja dhe të jem një shembull për veprimtarinëe kulturës tonë.
Sipas jush, po dëgjohet sa duhet zëri i gruas shqiptare të diasporës?
Unë mendoj që duhet të bëhet më shumë, sepse zëri i gruas së diasporësdëgjohet shumë pak.
Do të duhej që gruaja shqiptare e diasporës të jetë më e organizuar?
Besoj se po. Duhet të jetë më e organizuar, sepse kemi një gjeneratë të re të femrave, të cilat kanë kapacitet shumë të madh në lëmi të ndryshme. ( Intervista është realizuar për librin “Gratë Frymëzuese të Diasporës shqiptare ( II) )
Intervistoi: Dashnim HEBIBI