/ Bad Ragaz 25 Janar
Të gjithë mërgimtarët që jetojnë e veprojnë në Zvicër e njohin punën e madhe kombëtare e humanitare, kulturore e sportive që ka pasur me dekada Shoqata e Mërgimtarëve Shqiptarë „Atdheu“. Kësaj here nuk po ndalemi në punën që e kanë bërë, sepse është e përfshirë edhe në një Monografi, por e pamundur të përshkruhet e gjithë puna e madhe kombëtare, sepse rreth kësaj shoqate, gjithmonë ka pasur atdhetar të devotshëm.
Po ndalemi me disa fjalë të përshkruajmë atmosferën e mirë miqësore e vëllazërore të shoqatës, që këtë të shtune, në lokalin e Shoqatës, ishin mbledhur bashkatdhetarë të të gjitha trevave shqiptare për të mbajtur Kuvendin. Si gjithmonë edhe kësaj here kuvendi u zhvillua pa diskutime të mëdha, por duke raportuar kryetari e kryesia me punën që kanë bërë gjatë periudhës që kanë pasur detyrat.
Në tërësi puna ishte kryer me ndershmëri e përpikshmëri dhe filloi edhe kuvendi ashtu siç ishte parapa me kohë. Të pranishëm ishin bashkëkombas nga të gjitha trevat shqiptare dhe kishte edhe miq nga Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“. Anëtarët e shoqatës dhe veprimtarë të tjerë me shumë vëmendje dhe me gjithë zemër do të vazhdojnë të jenë bashkë për të vetmin qëllim, që atdheu është mbi të gjitha.
Pa debate por me dashamirësi u zgjodh kryesia e re e cila përbëhej prej 11 anëtarëve.
Kryetar u zgjodh, Gazmend Nuhiu, nënkryetar, Gafurr Destani dhe sekretar, Shkelzen Avdiu, ndërsa Arkatar Blerim Murtezi. Kryesia e kaluar e dorëzoi detyrën me dëshirë që të punohet edhe më shumë dhe do të jemi bashkë për të ardhmen, theksuan ata ndër të tjera.
Krejt në fund, veprimtarët në këtë shoqatë, bënë edhe foto kujtimi që të mbetet kujtim dhe padyshim se edhe ngrenë dolli për shëndet e për suksese. Kryesia e Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“ që edhe ka pasur me vite dhe ka edhe sot e kësaj dite bashkëpunim me Shoqatën „Atdheu“ e përgëzoi kryesinë e re përmes z.Xhavit Sherifi që është sekretar dhe atdhetar i njohur për suksese dhe besojmë se edhe në të ardhmen do të kemi bashkëpunime për aty ku kërkohet, sepse kur jemi bashkë do të jemi gjithmonë të fortë dhe njëherit falënderoi kryesinë e kaluar që ka kontribuar për bashkëpunim vëllazëror me shoqatën Lugina e Preshevës.
helveticALforum