Në këtë festë morën pjesë edhe disa personalitete nga diaspora por edhe nga atdheu. Se si ka kaluar ky eveniment ja se çka na shkruan z.Florim Useini, atdhetari, bëmirësi dhe kryetar nderi i Rrjetit të Biznesve Shqiptare në Zvicrën Qënrore:
Kam pasur nderin dhe kënaqësinë e madhe të jem i pranishëm në mesin e bashkëvendasve të mi, nën organizimin e Shoqata Shitova në Zvicër me kryetar Sula Isuf , e cila shënoi një moment të rëndësishëm – 10-vjetorin e aktivitetit të saj.
Ky aktivitet i shënoi përpjekjet e pandërprera për të kontribuar në mirëqenien e shoqërisë dhe zhvillimin e vendit, me një fokus të veçantë në ruajtjen dhe përjetësimin e kulturës dhe traditës sonë të pasur, në veçanti si që ishte prezantimi i grupit artistik të shoqatës Kërçova.
Po ashtu, ky eveniment ishte një mundësi e shkëlqyer për takimin e rregullt të bashkëvendasve, për të forcuar lidhjet mes nesh dhe për të mundësuar njohjen më të thellë të historisë dhe traditave të përbashkëta, duke e bërë kështu të mundur një njohje më të mirë të gjeneratave të reja.
Ishte një kënaqësi e veçantë të takoja shumë bashkëvendas të mi dhe të shihja pasionin e tyre për të mbështetur aktivitetet e tilla. Gjatë kësaj ngjarjeje, pata mundësinë të takoj edhe Kryetarin e Komunës së Kërçovës, z. Fatmir Dehari , Kryetarin e Shoqata Kulturore Kercova z. Resul Mehmedi , ish-Kryetarin, z. Begzat Limani, Naser Limani , Blerim Lutfiu, Muarem Aliu, Argjend Lika – Oda Kërçovare Zvicër, Rrahim Ramadani, Vait Nasufi, Gezim Sula, Avni Mustafa, Bekim Emini, Baki Shaqiri, Gezim Aliu, Begzat Gizha, Shpëtim Pasholli, Fimi Mehmeti, Safet Ramadani, Lulzon Rrahmani dhe shumë aktivistë të tjerë.
Të gjithë këta individë dhe shumë aktivistë të tjerë, luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit, bashikimit dhe zhvillimin e komunitetit tonë, dhe ky takim ishte një mundësi për të festuar dhe çmuar angazhimin e tyre për të mirën e shoqërisë kërçovare.”
helveticALforum.ch