Përfaqësuesja e Kosovës pritet të jetë në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, i cili do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.
Ka përfunduar faza e grupeve në Ligën e Kombeve, ndërsa vëmendja është kthyer tek kualifikueset e Kampionatit Botëror që nisin marsin e vitit 2025.
Shorti i kualifikimeve të kombëtareve do të mbahet më 13 dhjetor nga ora 12:00 në Cyrih të Zvicrës, ku do të jenë 12 grupe me nga katër ose pesë skuadra. Ekipet do të luajnë me njëri-tjetrin në shtëpi dhe jashtë. Ekipet e tërhequra në grupe me pesë do të fillojnë kualifikimet në mars dhe skuadrat e tërhequra në grupe nga katër do të fillojnë ndeshjet tyre në shtator. Të gjitha grupet përfundojnë në nëntor 2025,telegrafi.