Ky vit akademik shënoi një ulje të numrit të studentëve në vitit e parë bachelor, për Universitetin Bujqësor të Tiranës. Por pavarësisht kësaj, falë programeve që ky universitet ofron për rektorin Fatbardh Sallaku të rinjtë marrin një zanat që ka rëndësi jetike.
“Universisteti bujqësor nuk vuan për numër studentësh, ekonomia shqiptare ka nevojë për këto lloj profesionesh. Ky vit pati një rënie të vogël në numër regjistrimesh, ndoshta e papritur për disa programe që ne i konsiderojmë si më të rëndësishme”. Kryesisht janë degë që ndoshta kanë një përceptim të gabuar nga të rinjtë pasi mendojnë se duke studiuar në këtë degë do të punojnë në ferma”, tha ai.
Rektori Sallaku thekson se për shumë nga degët tregu i punës është i garantuar.
“Sot që flasim në strukturat e Ministrisë së Bujqësisë janë mbi 200 vende pune të lira“, shtoin ai. Janar i vitit do të ofrojë një paketë të re akademike për studentët që ndjekin studimet pranë këtij kampusi universitar./ Gazetare: E. Hasanbelli/ /rtsh.al/