Shqipëria nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Çekisë në “Air Albania”, në sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1 të Ligës së Kombeve.Shqipëria dhe Çekia po përballen mbrëmjen e sotme në “Air Albania” me 22.500 tifozë(Ora 21.50) Filloi pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë. Shqipëri-Çeki, 0:0
Sonte Shqipëria e pret Çekinë në “Air Albania”
Trajneri Silvinjo, është detyruar të lërë jashtë listës për ndeshjen me Çekinë katër futbollistë.
Simon Simoni, Feta Fetai, Jon Mersinaj dhe Mirlind Daku nuk do të jenë as në stol ndaj çekëve. Nëse Daku është i pezulluar për shkak kartonësh, tre të tjerët janë lënë jashtë nga vetë trajneri, për shkak se nuk lejohen më shumë se 23 futbollistë, sipas rregullores së UEFA-s.
Kombëtarja shqiptare e futbollit sonte do të përballet me Republikën Çeke në “Air Albania”, nga ora 20:45. Fitorja është rezultati i vetëm që do t’i jepte Silvinjos dhe të besuarve të tij kryesimin, ndërsa me barazim, shpresat e kombëtares shqiptare do të vareshin në një kombinim rezultatesh në ndeshjet e fundit të grupit.
Kjo për shkak të situatës aktuale në tabelën e renditjes.
Çekët kryesojnë me 7 pikë, ndërsa Shqipëria renditet në vendin e tretë me një pikë më pak. Në mes qëndron Gjeorgjia, në të njëjtin nivel me kuqezinjtë, por me golavarazh më të mirë.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.