Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër, ka kënaqësinë t’ju ftojë në dy aktivitete të rëndësishme kulturore që do të organizohen në kuadër të 80-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Ekspozita “Në Anën e Duhur të Historisë”
17 Dhjetor 2024, ora 19:30
Biblioteka Kornhaus
Kornhausplatz 18, 3011 Bern
Ekspozita përfaqëson rezistencën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe vjen si një nderim për sakrificën e popullit shqiptar në këtë periudhë historike.
Shfaqja e filmit “Mimoza Llastica”
17 Dhjetor 2024, ora 19:30
Biblioteka Kornhaus
Kornhausplatz 18, 3011 Bern
Ky film klasik i kinematografisë shqiptare, i cili përcjell ngrohtësinë dhe freskinë e fëmijërisë, është një mundësi unike për të kujtuar vlerat kulturore dhe artistike shqiptare.
Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët, miqtë dhe artdashësit të na bashkohen në këto dy ngjarje për të reflektuar mbi historinë dhe për të ruajtur identitetin tonë kombëtar. Ju mirëpresim!
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër