Një Kurs Trajnimi për Instruktor dhe një Kurs Trajnimi për Projektim dhe Menaxhim, duke kualifikuar mbi 50 oficerë dhe ushtarë të FSK-së.
Të dy kurset i pajisin kursantët me njohuri të reja për punën e tyre të përditshme në zbatimin e kurseve, ushtrimeve dhe trajnimeve në FSK. Këto janë elemente thelbësore për zhvillimin e ardhshëm të FSK-së dhe përfundimin me sukses të fazës përfundimtare të Planit të tyre Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.
Të gjithë kursantët janë për t’u përgëzuar për punën dhe arritjet e tyre dhe falënderimi është për instruktorët e BMATT për ofrimin profesional të trajnimit. Ceremonitë e ndarjes së çmimeve për kurset u ndoqën nga komandanti TRADOC, zëvendësministri i Mbrojtjes, atasheti i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe dhe këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar. / Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë