Tema ishte “Rruga Akademike: Eksplorimi i Historisë, Kulturës dhe Karrierës”. Ky takim bashkoi studentë dhe profesionistë për të diskutuar mundësitë akademike dhe për të thelluar njohuritë mbi historinë dhe kulturën e Kosovës.
Gjatë eventit Ambasadori Kapiti, inkurajoi të pranishmit që të regjistrohen për të votuar për herë të parë në Ambasadën e Kosovës në Londër për zgjedhjet e Kosovës të vitit 2025, dhe duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të diasporës në zhvillimin e vendit.
/ Njoftim nga Ambasada e Kosovës në Britani të Madhe